Prapaskena

NXIRRTE PRODUKTE NË TREG ME ETIKETA “TË VJEDHURA”, NË KËRKIM PRONARI I FIRMËS

Publikuar: 11/11/2021

Shpallet në kërkim nga policia pronari i firmës “Rives” në Pogradec, e cila merret me përpunim dhe konservim të produkteve ushqimore. Spiro Fuqi akuzohet për punësim të paligjshëm dhe mashtrim me produkte ushqimore.

Shpallja në kërkim e Spiro Fuqit u bë pas kontrollit të ushtruar nga AKU dhe Tatimet në subjektin në pronësi të tij në lagjen Numër 1 në Pogradec.

“Janë gjetur 2 punonjëse të cilat pas verifikimit kanë rezultuar se nuk ishin regjistuar në organet kompetente, sigurimet shëndetësore dhe shoqërore”-njofton policia.

Po ashtu gjatë kontrollit të ambjentit u gjetën dhe sekuestruan 136 etiketa të subjektit “Bean Dish” dhe disa vazo të mbushura dhe të mbyllura me fasule të përpunuara, ku rezulton se këto etiketa të mbushura i përkasin subjektit “Natural Trade”. Operacioni u ndërmor në bashkëpunim me sektorin e monitorimit dhe hetimit ushqimor. Policia deklaron se ka kontaktuar me Spiro Fuqin, i cili ka thënë se ndodhet në Tiranë.



Më të lexuarat