SPAK duhet ta hetojë këtë aferë të sajuar nga ministresha “luleshtrydhe”, që Babloku e ka vënë në krye të Bujqësisë, paçka se është e skeduar nga KLSH, për batërdinë korruptive 92 milionë Euro me kreditë e grandet agro-blegtorale, gjatë periudhës korrik 2017-gusht 2021, kur ishte Drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural.
Batërdinë që bëri për 4 vite si drejtore në Agjencisë e Zhvillimit Bujqësor Rural, “ideatorja” e akademisë së barinjve, Frida Krifca, po e vazhdon dhe në Ministrinë e Bujqësisë, duke zhdukur fondet e disa investimeve, për gjoja shërbime që janë paguar nga donatorë të huaj.
Konkretisht, ministresha “luleshtrydhe”, ka hequr 750 mijë Euro nga fondet e rehabilitimit të rrjetit vaditës në zont rurale, duke e pasqyruar si shpenzim për vaksinimin e Dhelprës së Kuqe.
Ky devijim fondesh dhe shpenzim në letra është vjedhje e hapur, pasi sipas dokumenteve në ministri dhe në Institutin e Sigurisë Ushqimore-Veterinare, vaksinimin e Dhelprës së Kuqe e ka financuar BE, nëpërmjet projektit “PAZA” me vlerë totale 6 milionë Euro.
Është një projekt 10 vjeçar, me kosto 600 mijë Euro në vit, të administruara nga Ministria e Bujqësisë, për të hedhur me avionë të vegjël, 560 mijë copë vaksina anti-tërbim të Dhelprës së Kuqe në formë paketash ushqimore, në zonën veri-lindore ku ka habitatin kjo lloj kafshe.
Edhe këtë vit e vitin tjetër, pagesa është bërë nga BE, mirëpo ministrja Frida Krifca, me mendimin se letrat zhduken si në AZHBR ku ishte drejtore e grandeve bujqësore, ka sajuar shpenzim fiktiv 750 mijë Euro për gjoja vaksinimin e Dhelprës së Kuqe, duke i zhdukur nga fondi i investimit për rehabilitimin e rrjetit vaditës.
Më këtë shpenzim fiktiv që ka sajuar “luleshtrudhe” Frida Krifca e Bujqësisë, nuk po vidhen vetëm fondet e vaditjes, por edhe fondet që ka dhënë BE për këtë proces vaksimini.
Kujtojmë se për të shmangur vjedhjen e fondeve të vaksimnimit, që ishin konstatuar gjatë drejtimit të ish ministrit të LSI, Edmond Panariti, BE detyroi Edi Ramën të miratonte Vendim nr. 57, datë 31.01.2018, për të krijuar një rrjet me 39 gjuetarë ambjentalistë të paguar nga fondet e BE, të cilët duhet të kapnin me narkozim 324 dhelprat e kuqe që ndodheshin në Shqipëri.
Mirëpo vjedhja vazhdon, gjë që provohet nga raportimet e Ministrisë së Mjedisit, se deri vitin e kaluar në Shqipëri ka patur 324 Dhelpra të Kuqe, ndërsa sot ka vetëm 63 të tilla, për shak të vrasjeve e shkatërrimit të habitatit të tyre.
Mirëpo dhe ministresha Krifca, i ka bërë dosjet financiare, sikur ka numrin e mëparshëm të dhelprave; madje përveç 600 mijë Euro fonde të BE, ka sajaur dhe shpenzimin 750 mijë Euro me letra false nga fondi i shtetit.
Është detyrë funksionale dhe detyrim ligjor i SPAK-ut, të hetojë këtë aferë që “dhelpra e kuqe” në krye të Ministrisë së Bujqësisë, ka sajuar me vaksinimin fiktiv të Dhelprës së Kuqe.
Është e njëjta drejtuese, që sipas raportit të KLSH, ka bërë batërdinë korruptive 92 milionë Euro, me kreditë e grandet agro-blegtorale, gjatë periudhës korrik 2017-gusht 2021, kur ishte Drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural./Pamfleti