Prapaskena

Martin Leka “i madh” i RTSH, “producent” i zhdukjes së 1 miliardë lekëve nga shitja e transmetimit të EURO-2016

Publikuar: 05/11/2021

Dy dokumente të tjera zyrtare, nga dosja e zezë që “Pamfleti” disponon për bëmat në kupolën e RTSH, tregojnë se çfarë vjedhjesh janë bërë gjatë viteve 2013-2016, kur e ka komanduar zv/drejtori Martin Leka, pas dorëheqjes së drejtorit Petrit Beci.Është Vendimi nr. 30, datë 04.09.2014 i Këshillit Drejtues të RTSH, për të mos miratuar pazarin e Martin Lekës, lidhur me nën-licensimin e të drejtës së transmetimit me pagesë, të ndeshjeve të Ekipit Kombëtar në Eleminatoret “EURO 2016” dhe të Kupës së Botës “Fifa Ëorld Cup 2018”.

Ndërkohë, “Digitalb” i ka transmetuar ndeshjet, ndërsa UEFA i ka kërkuar llogari se përse e me çfarë leje i transmetoi ndeshjet, duke e paralajmëruar për penalitete gjyqësore me penalitete të rënda administrative e financiare.

Por drejtori Alban Jaho i “Digitalb” , i ka paraqitur marrëveshjen e bërë me “usta” Martin Lekën, që zëvendëson drejtorët në çdo tranzicion.

Me këtë marrëveshje pa datë e pa numër protokolli, Martini i Lekajve dhe i lekëve të RTSH, deklaron se i ka dhënë “Digitalb”-it, të drejtën për transmetimin e ndeshjeve eleminatore të Kombëtares Shqiptare në “EURO 2016”.

Marrëveshja e Lekës, d.m.th defteri fals, është bërë sa për t’ia paraqitur UEFA-s si mashtrim zyrtar, mbasi nuk ekzistonte dhe nuk ekziston as sot në arkivën e RTSH, paçka se lidhet me ardhurat financiare nga shitja e drejtës së transmetimit.

Kjo marrëveshje private dhe pirate e të paprekshmit Martin Leka bërë me mafien “Digitalb”, është realizuar duke shpërfillur Vendimin nr. 30, datë 04.09.2014 të Këshillit Drejtues të RTSH.

Ky dokument fals, duhet hetuar nga SPAK, mbasi ka indicie e denoncime të shumta në prokurori, me akuza se 850 mijë Euro janë përlarë nga “Leka&Grupi” dhe nuk janë arkëtuar në llogarinë e RTSH, ndërkohë që ndeshjet janë transmetuar nga “Digitalb”.

Pas denoncimeve, dosje financiare për këtë skandal të periudhës 2014-2016, është zhdukur dhe nuk ka mundur ta verifikojë dot as KLSH, për shkak se Martin Leka e ka penguar të futet në RTSH, ndërsa pas njoftimit për auditim, u ka dhënë lejen zyrtarëve të financës e arkivës së RTSH.

NË VIJIM DO PUBLIKOJMË:

– Përse është zhdukur nga arkiva e faqja zyrtare e RTSH, raporti ekonomiko-financar për vitin 2016; si e ka justifikuar Martin Leka dhe përse ka heshtur Thoma Gëllçi e prej 8 muajsh Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo?

– Çfarë fsheh sqarimi i Martin Lekës më 14 qershor 2016, lidhur me skandalin 850 mijë Euro, për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve, që i ka shitur privatisht e ilegalisht “Digitalb”-it; nisur si skenar më 27 mars 2014 me kërkesën drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH dhe vazhduar me mashtrimin që i bëri UEFA-s./Pamfleti



Më të lexuarat