Një biznesmen raportohet se është zhdukur në Tiranë. Rruzhdi Hoxha, 43-vjeç, pronar i një biznesi inertesh në Kamëz, ka humbur kontaktet prej 13 ditësh me familjarët, të cilët kanë bërë edhe denoncimin në polici.
Familjarët kanë bërë denoncimin në polici me datën 23 tetor, ndërsa një ditë më pas është shoqëruar në polici miku i tij Fredi Rrushi, i cili dyshohet se ka pasur kontaktin e fundit me të. Fredi Rrushi, që është i shoqëruar ka deklaruar se për herë të fundit e ka takuar në zonën e Mëzezit për një porosi dhe më pas është larguar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Fredi Rrushi ka qenë në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike dhe kërkohej nga Italia. Fredi Rrushi, që me parë ka patur emrin Alfred Rrushi në 2018 në janar ka plagosur një person.Pasi është marrë në pyetje është lënë i lirë, pasi edhe pse ka kërkesë nga autoritetet italiane për të, nuk ka një vendim gjykate brenda vendit për ta ekstraduar. Ndërsa sipas tij nuk ka lidhje me ngjarjen. Për herë të fundit, një kamera sigurie e ka fokusuar Rruzhdi Hoxhën në autostradën Tiranë-Durrës.
Biznesmeni ka dyshime se është larguar ne drejtim të Zall-Herrit, të paktën ku është parë dhe për herë të fundit. Janë pikasur disa mjete te dyshuara që mund ta kenë rrëmbyer, por po verifikohen dhe janë nën vëzhgim lëvizjet.
Dy pistat kryesore ku po heton policia e Tiranës është ajo e rrëmbimit dhe ajo e largimit më dëshirë të biznesmenit, për shkak se kohët e fundit kishte shumë probleme me bizneset dhe kishte shumë borxhe. Por nuk përjashtohet mundësia dhe për çëshje qe lidhen me drogën.