Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosu me 23 tetor 2021 ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Redjan Rraja dhe familjarëve të tij.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në parashikimet e Ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka regjistruar në datën 22.01.2021 procedimin pasuror nr. 2, në ngarkim të pasurive të Rrajës dhe familjarëve.
Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.
Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
Ø Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.
Ø 2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.
Ø Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.
Ø Një orë dore tip “Roleks”.
Ø Shuma prej 2750 Euro.
Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Hetimet vazhdojnë me qëllim evidentimin e pasurive të tjera që shtetasi R. Rraja dhe persona të tjerë të lidhur mund të kenë në zotërim apo në pronësi.