Prapaskena

Terror në qendër të Tiranës, emigranti algjerian plagos me thikë qytetarin dhe i grabit portofolin

Publikuar: 04/11/2021

Një shtetas algjerian ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se plagosi me thikë dhe i mori portofolin një 39-vjeçari në afërsi të Muzeut Historik Kombëtar. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, dhe menjëherë pas sinjalizmit ai është arrestuar nga policia e Tiranës. “B. B, 20 vjeç(shtetas alergjerian) pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës ka tentuar ti marrë portofolin shtetasit F. Sh. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis”, njofton zyrtarisht policia.

Fatmirësisht gjendja e qytetarit të plagosur është e mirë, pasi ai ka marrë vetëm një gërvishtje në krah.



Më të lexuarat