Prapaskena

Kuvendi miraton ligjin për bashkëqeverisjen me 73 vota pro, kalon edhe akti normativ për vaksinat Pfizer

Publikuar: 04/11/2021

Kuvendi ka miratuar pro projektligjin për bashkëqeverisjen. Mësohet se pro këtij projektligji kanë votuar 73 vota deputetë ndërsa 42 deputetët votuan kundër dhe abstenim asnjë. Edhe pse ka ngjallur debate të shumta në Kuvend ky projekt-ligj është miratuar.

Po ashtu, në Kuvend u miratua ditën e sotme me 112 vota pro marrëveshja me kompaninë Pfizer për vaksinat anticovid.Me 113 vota pro, 0 kundër dhe vetëm 1 abstenim është miratuar në Kuvend edhe projektligj “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”.

Po ashtu është miratuar sot në Kuvend me 114 vota pro dhe asnjë kundër, projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar) Roterdam, 30.01.2017.



Më të lexuarat