Prapaskena

‘I tregoi botës sa i intereson’, Trump tallet me Biden pasi e mori gjumi në Samit

Publikuar: 02/11/2021

Ish-Presidenti amerikan Donald Trump u tall me Presidentin Biden që u duk se e kishte zënë gjumi të hënën përpara fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare për ndryshimet klimatike në Skoci.

Sipas NYP, Trump la të kuptohej se përgjumja e tij tregon se Biden nuk beson vërtet se ngrohja globale është një kërcënim i tmerrshëm.

Edhe Biden nuk mund të duronte të dëgjonte aq shumë për mashtrimin e ngrohjes globale, mashtrimi i 7-të më i madh në Amerikë, i ndjekur nga mashtrimi i zgjedhjeve presidenciale 2020, Rusia, Rusia, Rusia, Ukraina, Ukraina, Ukraina, Mashtrimi i Impeachmentit #1, Mashtrimi numër 2 i fajësimit dhe, natyrisht, gjetja ‘Pa marrëveshje të fshehtë’ të Raportit Mueller.”- tha Trump.

Ai më tej shtoi se Biden me përgjumjen e tij i tregoi botës se sa i interesuar dhe sa prioritare është çështja e klimës për të.

“Biden shkoi në Evropë duke thënë se ngrohja globale është prioriteti i tij më i lartë dhe më pas menjëherë ra në gjumë, për ta parë e gjithë bota, në vetë Konferencën. Askush që ka entuziazëm dhe besim të vërtetë në një temë, nuk do të bjerë kurrë në gjumë!”-shtoi Trump.

Presidenti Joe Biden duket se fle gjumë në Samitin e Klimës së OKB-së në Glasgow, Skoci më 1 nëntor 2021. Biden mbylli sytë për pjesën më të madhe të 30 sekondave ndërsa ishte ulur në një qendër të madhe konferencash në Glasgow përpara se një ndihmës t’i afrohej dhe ta zgjonte.

Trump e quajti Biden “Sleepy Joe” gjatë fushatës presidenciale 2020 dhe e akuzoi atë për “të vonuar” mendërisht. Biden është presidenti më i vjetër ndonjëherë dhe këtë muaj mbush 79 vjeç.



Më të lexuarat