Prapaskena

Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Shefi në Krimet e Rënda: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi!

Publikuar: 28/10/2021

Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ka dhënë detaje dhe informacione të reja mbi ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur opinionin publik në vend. Vrasja e turistëve rusë, grabitja e biznesmenit në Nikël të Fushë-Krujës dhe vrasja e Demir Backës në Fier janë 3 ngjarjet më të rënda të javëve të fundit.

Për Josif Shtëmbarin ngjarjet e fundit kriminale kanë tronditur rendin dhe sigurinë në vend, që sipas tij në përgjithësi janë në normalitet.

Në përgjithësi gjendja e kriminalitetit në të gjithë territorin është pothuajse nën kontroll, përveçse këtyre ngjarjeve të fundit. Vazhdimisht, nga strukturat por edhe me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ka vëmendje. Tre katër ngjarjet e fundit kanë pasur impakt. Po ta shohësh situatën në përgjithësi dhe po ti krahasosh me një vit më parë, numri i veprave penale ka një rënie të ndjeshme. Puna e policisë ka avancuar. Po bëhet një luftë frontale me krimin”, tha ai në një intervistë në studion e Report Tv.

Sipas tij ngjarjet janë të rënda, por situata në përgjithësi është shumë e qetë. Këto janë raste sporadike, port a shohësh nga ana e statistikave, ne kemi përqindje të lartë të zbulueshmërisë, deri në 85%. Është rritur besimi tel policia.

Shtëmbari ka dhënë detaje për tre ngjarjet e rënda kriminale të javëve të fundit. E para ngjarje që ai cek është ajo e Qerretit në Kajavë, ku u gjetën të vdekur 4 rusë në hotel ‘Gloria’, një ngjarje e mbushur plot mister.

Josif Shtëmbari thotë se sipas strukturave të policisë rusët me shumë mundësi kanë vdekur prej asfiksisë.

“Paraprakisht është punuar intensivisht për ngjarjen e Kavajës me katër viktima. Dyshohet për asfiksi, por akoma nuk është dhënë një konkluzion i saktë për të caktuar shkakun e vdekjes. Janë fiksuar të gjitha provat dhe janë dërguar institucioneve për të gjitha analizat. Deri tani, për mënyrën si janë gjetur viktimat, ajo që paraprin është një asfiksi. Bëhet fjalë për asfiksi, pasi mushkëritë janë gjetur në një gjendje të tillë, kështu thonë edhe mjekët. Po priten rezultate të analizave për ajrin, ujin, ushqimin. Kjo që thashë unë mund të jetë edhe paraprake. ISHP ka dashur të marrë provat vetë nga ekspertët e saj, por ne kemi njerëz për këtë punë, ekspertët tanë. Ata kanë qenë njerëz të thjesht, vajza mësuese, nuk ka lidhje me ngjarje të tjera. Vlerësimi nga ne është maksimal”, tha ai.

Më 12 tetor u gjetën 4 rusë të vdekur në hotel ‘Gloria’ në Kavajë. Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i familjes nga morgu i Tiranës. Ka qenë djali i familje, Aleksandër Burenkov, i cili ka tërhequr trupat e prindërve të tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkova, 60 vjeç, si dhe të motrës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partnerit të saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Në një reagim në mediat sociale, ambasada Ruse tha se sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Ka ose jo elementë helmues në ujin e pishinës ku humbën jetën katër turistët rusë, do të analizohet edhe nga një laborator privat i akredituar në vend. Më herët, analizat dhe mostra uji iu dërguan Institutit të Shëndetit Publik i cili ia ktheu pas prokurorisë pasi nuk ishin marrë në formën e kërkuar nga ligji.

E kontaktuar nga Report Tv Prokuroria e Përgjithshme e cila po koordinon hetimet me prokurorinë e Kavajës dhe palën ruse sqaroi se të njëjtat mostra uji janë dërguar edhe në një laborator privat të akredituar ndërkombëtarisht me seli në Tiranë.

Trupat e pajetë të turistëve tashmë janë dërguar në Rusi ndërsa ekspertiza paraprake e Mjeksisë Ligjore nxori si shkak helmimin, pa përcaktuar se nga çfarë lënde apo ku ishte prania e tij në ujin e pishinës apo mbetjet ushqimore.



Më të lexuarat