Prapaskena

U fut në parakalim me “Audi A5”! Ky është shqiptari që humbi jetën në Itali (Foto)

Publikuar: 28/10/2021

Itali-Një shqiptar 32-vjeç ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Itali. I riu jetonte në Lonato dhe në momentin që u aksidentua ishte duke u kthyer në shtëpi me makinën tip “Audi” kur u përplas me një kamion.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i shqiptarit, që më pas është gjendur përballë kamionit duke mos pasur mundësi reagimi për të shmangur fatalitetin.

Abc shkruan se ediat italiane kanë nxjerrë edhe foton e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident. Ai jetonte prej shumë vitesh me familjen në Itali.



Më të lexuarat