Prapaskena

Alibeaj: Rasti i Krujës, krim masiv, numri i qytetarëve të helmuar ka shkuar në 1200! Bakiu: Kryetari i bashkisë të japë dorëheqje

Publikuar: 28/10/2021

Deputetja demokrate e Krujës, Merita Bakiu ka dhënë një prononcim për mediat së bashki me deputetin Enkelejd Alibeaj sa i përket gjendjes së helmimit të qytetarve në Krujë.

Gjatë deklaratës për mediat, ata thanë se numri i qytetarëve kishte shkuar deri në 1200 qytetarë dhe se ky ishte një krim masiv për të cilin qeveria kishte reaguar shumë vonë. Ndër të tjera, deputetja demokrate, Bakiu kërkoi që kryetari i Bashkisë, Artur Bushi të jepte dorëheqjen.

Ndërsa Alibeaj u shpreh se kërkesa e tyre për interpelancë në parlament për këtë cështje nuk ishte pranuar, pasi sipas kryeparlamentares, kjo situatë po politizohej. Ai tha se ky ishte një krim masiv i bërë ndaj qytetarëve të Krujës për të cilin asnjë nuk kishte marrë ndonjë masë për të gjetur shkakun.

Deputetja e partisë Demokratike në Krujë, Merita Bakiu

Shprehim shetësimin tonë për situatën në qytetin e Krujës. Ka më shumë se 1 mijë e 200 raste që janë paraqitur në spitalin e Krujës për të marrë trajtimin. Përvec kësaj ka shumë banorë të cilët po trajtohen vetëm në shtëpi. Vecmas kësaj, qytetit i Krujës ka probleme me furnizimin me ujin e pijshëm. Është e papranueshme që një qeverisje e tillë mos të reagojë për një situatë e tillë. Jam këtu për të thënë që kryetari i bashkisë, zoti Artur Bushi dueht të japi dorëheqjen. Mendohet nga burime jozyrtare që mund të jetë një kontaminim i ujit.

Enkelejd Alibeaj: Së paku 1200 qytetarë, sot janë të shtuar në ambientet spitalore, pa përmendur këtu pjesën e qytetarëve që janë në shtëpi. E patë edhe kryeministrin, para pak kohësh ka pirë një gotë ujë atje dhe tani nuk do t’ja dijë. Njerëzit atje po vuajnë, askush nuk u ndodhet afër. Në të gjithë këtë verbëri është detyra e dikujt që duhet ta diskutojë si problem. Sepse detyra e parlamentit është të vendosë në të gjithë institucionet e tjera një projektligj. Kryetarja e parlamentit thonë mso e politizoni cështjen. Po pikërisht kjo cështje duhet ngritur me ngulm. Sot po vuajnë njerëzit, jo të kalojë edhe kjo dhe të harrohet.Ky rast në Krujë është një krim masiv.



Më të lexuarat