Prapaskena

Video/ Tropojani tregon gjithçka për ‘Daily Mail’, nga tregtia shumëmilionëshe e drogës te dhuna ndaj atyre që e tradhtojnë

Publikuar: 25/10/2021

Sapo ka ikur mesdita në veri të Londrës dhe Selamet Mehmetaj pi një Cola teksa tregon me qetësi se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, baroni i drogës – Mercedes-Benz i të cilit kushton 50,000 funte dhe është pa targa të përparme është i parkuar aty pranë – ka rënë dakord të takojë klientë të rinj të mundshëm pasi ata e kontaktuan atë përmes faqes anonime në Instagram që reklamon biznesin e tij.

I pashqetësuar nga të tjerët që pinin dhe këmbësorët kalimtarë në qendrën e qytetit Wood Green, 28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2,500 bimë kanabis.

Dhe ai e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta “tradhtojnë”, duke u mburrur me faktin se si ia preu dy gishtat një klienti që nuk e paguante – dhe i mori paratë e tij para se t’i priste njërën këmbë.

Ai thuhet se është i njohur si “Djalli”, i cili grumbullon miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës.

Në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Albanian Blood’, Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të nxjerrë në pah llojet që janë në dispozicion, duke inkurajuar klientët e rinj të kontaktojnë, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Dhe siç vë në pah mediumi britanik, Instagram e hoqi faqen pasi u kontaktua nga Daily Mail.

Por ndërsa faqja ishte ende Live, gazetarët e fshehtë të Daily Mail të paraqitur si klientë kontaktuan përmes aplikacionit të mediave sociale.

Pas kësaj, Mehmetaj i takoi pranë shtëpisë së tij në Palmers Green.

Gjatë takimit ai ishte mburrur se iu shmang akuzës për armë zjarri, pavarësisht se policia kishte gjetur një armë ruse që e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.



Më të lexuarat