Prapaskena

(VIDEO) Tirana fiton derbin e zhyt Partizanin në krizë / Ndeshjen e vendosi VAR

Publikuar: 25/10/2021

Goli i shënuar në kohën shtesë të pjesës së parë të takimit i mjaftoi Tiranës për të marrë tri pikët në derbin ndaj Partizanit dhe për t’u shkëputur e vetme në krye të tabelës, pas 6 javësh të Superiores.

Një penallti në shtesën e pjesës së parë e dhënë me ndërhyrjen e sistemit VAR i dha fitoren Tiranës në pjesën e parë të derbit me Partizanin.

Goli erdhi pikërisht atëherë kur të gjithë po mendonin se në dhomat e zhveshjeve do të hyhej me rrjeta të paprekura.

Por, një episod vendosi gjithçka për bardheblutë. Vesel Limaj ekzekutoi nga pika e bardhë pa gabuar.

Ndeshja u luftua nga të dyja skuadrat. “Bardheblutë”, si të zotët e shtëpisë patën më shumë iniciativa në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa Partizani u përpoq t’i godasë në befasi përmes kundërsulmeve.

 



Më të lexuarat