Prapaskena

Supergrabitja e Rinasit/ Dënohet me 25 vite burg në mungesë Aleks Pepa, koka e grupit

Publikuar: 25/10/2021

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka dënuar me 25 vite burg në mungesë Aleks Pepën, i cili akuzohet për grabitjen e 990 mijë eurove  në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”.

Elbasanlliu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpol”, cilësohet si “truri” i kësaj grabitje, të ndodhur para syve të shumë personave, të cilët ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë.

Policia dhe prokuroria në shkurt të 2017 realizuan një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, sasi e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për këtë ngjarje autorët kanë përdorur katër makina të vjedhura, mes tyre dhe një furgon.

Pepa dhe dy bashkëpuntorët e tij janë identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, të cilat kanë vërtetuar se në 30 qershor 2016, autorët janë lokalizuar nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.



Më të lexuarat