Prapaskena

Sërish drogë në Portin e Durrësit, kapet një sasi kokaine brenda kamionit,destinacion Italinë

Publikuar: 25/10/2021

Policia ka kapur një sasi lënde narkotike në dlaje të Portit të Durrësit. Bëhet me dije se kokaina ishte e fshehur në një kamion dhe kishte destinacion Italinë.

Kamioni ishte i ngarkuar me krom, ndërkohë që bëhet me dije se është shoqëruar drejtuesi i mjetit.

Ende nuk dihet sasia e kokainë e sekuestruar nga policia, teksa po punohet për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me sasinë e lëndës narkotike.



Më të lexuarat