VLORË
Policia jep detaje nga krimi i dyfishtë brenda familjes në Vlorë.
Policia njofton se shtetasi G. K. ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhanë e tij, shtetasin J. K., dhe më pas ka vrarë veten.
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.