Prapaskena

Greqia në zi kombëtare, ndërron jetë para kohe politikania e njohur

Publikuar: 25/10/2021

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare politikania greke, Fofi Gennimata. Mediet greke shkruajnë se ajo vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe pas një beteje të gjatë me kancerin, e cila nuk arriti ta mposhte dot ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme.

Ndërsa me vendim të këshillit të ministrave, e mërkura është shpalur në ditë zi kombëtare në nder të politikanes së ndjerë.

Ish-kryeministri grek George Papandreu ka shkruar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fofi Gennimata, përkrah fotos së saj: Ju jeni gjithmonë pranë nesh” .



Më të lexuarat