Prapaskena

VIDEO/ Dhunohet barbarisht nga Policia e Lushnjës një qytetar nga Elbasani

Publikuar: 24/10/2021

Efektivë të Policisë së Rendit të Komisariatit të Lushnjes kanë dhunuar barbarisht një qytetar nga Elbasani, duke mbajtur për disa orë në komisariat.

Amarildo Hoxha, një tregtar fruta perimesh nga qyteti i Elbasanit, denoncoi në Syri Televizion ngjarjen e rëndë të dhunimit të tij fizik nga efektiv të policisë së Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fier-Lushnje. Amarildo Hoxha, ka qenë duke u kthyer nga furnizimi me fruta perime që kishte kryer në Fier për biznesin e tij, ku gjatë rrugës për në Elbasan është ndaluar nga efektivët e policisë në rrethrrotullimin e Savrës.

Qytetari tregon se një nga policët i ka kërkuar dokumentat e makinës, ndërsa i ka kërkuar të ndërpriste një video live që ishte duke kryer në rrejtet sociale.

Por qytetari ka refuzuar të ndërpres videon, cka sipas tij, bëri që një nga policët ta godiste me grushte.

Më pas, efektivi që e ka goditur i ka marrë makinën, ndërsa kolegët e tij e kanë future qytetarin nga Elbasani në një mjet policie duke vijuar dhunimin deri në komisariatin e Lushnjes. Amarildo Hoxha, ndonëse me fraktura dhe plagë të rënda është mbajtur deri në orën 3 pasdite në komisariat, ndërsa policia nuk ka njoftuar as familjarët.

Vetëm pas disa orësh qëndim në komisariat, Amarildo është marrë nga prindërit e tij dhe është dërguar në spital për mjekim.

Më pas, Amarildo Hoxha është paraqitur në prokurorinë e Lushnjes për të bërë kallëzim penal. Pasi ka marrë deponimin e qytetarit, oficeri i Policisë Gjyqësore Lazar Tuni, ka vendosur që qytetari të kryejë ekspertizë mjeko-ligjore, por duke e shtyrë për një ditë tjetër.

Ndërkohë, duket në nxitim e sipër, oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Lushnjes ka bërë edhe gabime në tesktin e kallëzimit, duke ngatërruar emerin e Amarildo Hoxhës me të një qytetare të tjerët. Për më tepër ndjekim deklaratën që qytetari ka bërë në Syri Televizion.

 



Më të lexuarat