Prapaskena

Pamje horror/ Brenda vilës së grabitur të biznesmenit: Krevati i gjakosur, sendet të shkatërruara e kasaforta e hapur

Publikuar: 24/10/2021

Janë publikuar pamjet brenda shtëpisë së grabitur të biznesmenit Nazim Çangu, të cilin 10 persona e dhunuan dhe i prenë gishtin në mënyrë makabre me gërshërë në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës.

Në orën 1 të natës, 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro florinj dhe para kesh.

Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

Grabistësit kanë shkatërruar të gjithë shtëpinë, për të kërkuar kasafortën, ku edhe gjendeshin paratë.

Sipas informacioneve, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë, ndërsa njëri prej tyre ishte i veshur me një uniformë policie.

Sipas familjarëve, biznesmeni i grabitur mëngjesin e sotëm nuk ka lidhje me një tjetër person me të njëjtat gjeneralitete të tij që ka qenë i arrestuar për kanosje të një prokurori në Krujë.

Shtëpia është shkatërruar, sendet dhe sirtarët janë hapur nga ana e grabitësve në mënyrë që të gjenin paratë e fshehura.

Top Channel ka siguruar edhe pamje të krevatit, ku po flinte biznesmeni, i mbuluar nga gjaku prej të rrahurave dhe gishtit të prerë me gërshërë nga ana e autorëve.

Biznesmeni mori ndihmën në spital, ndërsa tani ndodhet në shtëpi.

Policia thekson se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri tani nuk ka akoma të reja.



Më të lexuarat