Kastriot Myftaraj vijon të provokojë me teoritë e tij nga më të çuditshmet dhe të çmendurat. Pas pretendimeve se Lulzim Basha është i biri i Enver Hoxhës dhe se Alfred Rushaj është i biri i Alfred Moisiut, Myftaraj shkruan se Ministërja e Arsimit, Evis Kushi, është e bija ilegale e Viktor Papavangjelit, njeriu që stërviste Edi Ramën për basketboll.
Postimi i plotë i Myftarajt
“Edi Rama ka bërë ministre vajzën ilegale të një miku të tij basketbollist, ja cila është ajo
Këtë histori e njohin shumë njerëz në Vlorë. Një basketbollist i njohur vlonjat i viteve 60-70, por jo me prejardhje nga Vlora, me emër fitimtari, në mes të viteve shtatëdhjetë la shtatzënë një vajzë. Sigurimi i Shtetit sajoi një kombinacion, siç quhej në fjalorin e tij, për t’ ia hequr përgjegjësinë basketbollistit pasi ky ishte kushëri i një zyrtari të lartë partiak që më vonë do të bëhej edhe anëtar i Byrosë Politike.
U gjet një ushtar që kishte bërë një shkelje ligjore, i sajuan një takim me vajzën dhe pastaj i martuan të dy me detyrim siç ndodhte ndonjëherë në atë kohë.
Nga martesa lindi një vajzë, së cilës me një përkim sa domethënës aq edhe ironik, i vunë një emër anglisht që në shqip do të thotë “femër plot gjallëri”. Kjo “femër plot gjallëri” sot është ministre në Qeverinë e kryesuar nga Edi Rama.
Me këtë Rama tregoi mirënjohje ndaj basketbollistit me të cilin e lidhte një miqësi e vjetër. Në fëmijëri dhe rini Edi Rama shkonte shpesh në Vlorë për pushimet e verës dhe gjatë kësaj kohe banonte në shtëpinë e dajës.
Atje, i ati i Edit, Kristaqi, i kishte vënë të birit si një lloj kujdestari një basketbollist të njohur vlonjat i cili e stërviste Edin në basketboll. Dhe e shpërbleu duke ia bërë ministre vajzën ilegale.
Por duket gjërat janë më të thella. Edi Ramës i pëlqen të ketë në qeveri njerëz të cilëve iu di sekrete me të cilët mund t’ i shantazhojë dhe poshtërojë. Kështu ndodh edhe me këtë ministre femër.
Cilën ministri drejton ajo do të pyesni juve. Edhe kjo është një satirë e klasit të lartë, siç tha kryeministri Rama para zgjedhjeve të fundit,
Fan Noli në satirën e famshme për Ahmet Zogun dhe qeverinë e tij, me titull “Sulltani dhe kabineti” ka dy vargje që m’ u kujtuan rastësisht:
“Ti Halim që s’ di këndim,
të bëj vezir për arsim.”
Në të vërtetë të gjithë ministrat e arsimit të qeverive të gjyshit ilegal të Edi Ramës kanë qenë njerëz me shkollim të lartë perëndimor.
A mund ta kishte imagjinuar Noli se rreth një shekull më vonë pasi ai kishte shkruar satirën e tij të famshme, Shqipërinë do ta qeveriste nipi ilegal i Ahmet Zogut që do të bënte “vezire” një kopileshë të një miku të vjetër? Kjo po që është satirë e klasit të lartë”.