Prapaskena

‘I thashë mos më puth, por përfundova me shenja’, Ana Lika tregon ç’i bëri Xhoda gjatë skenave intime

Publikuar: 24/10/2021

Ana Lika do të luajë rolin e Lorit në serialin “H.O.T”, një vajze që shkon pas lekut, por përfundon duke shkuar me gjysmën e stafit në agjencinë ku punon. E ftuar sot tek “Rudina”, së bashku me producentin Ermal Mamaqi, Ana tregoi se roli i saj ka gjithashtu skena intime dhe një prej tyre është me Xhodën.

Ana tregoi se me Xhodën ka një marrëdhënie shumë të mirë prandaj e kishte të pamundur të realizonte një skenë intime me të. Kështu i kishte kërkuar që të mos e puthte në buzë e direkt të realizonin skenën.
Në këtë moment kishte ndodhur një e papritur kur Xhoda ishte përplasur me Anën dhe e kishte lënë me shenja.

“Unë të thashë mos më puth, por jo të më lësh me shenja”, i kishte thënë Ana duke shkaktuar shumë të qeshura.

“H.O.T” do të nisë nga 24 tetori në ekranin e TV Klan në orën 20:00.



Më të lexuarat