Prapaskena

Plas sherri mes të rinjve në një lokal në ish-Bllok, policia shoqëron dy persona

Publikuar: 23/10/2021

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

MËsohet se dy grupe të rinjsh fillimisht janë konfliktuar brenda lokalit, por përplasja ka vijuar edhe jashtë, ku të rinjtë janë goditur me grushta dhe sende të forta.

Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, teksa mësohet se janë shoqëruar në polici 2 persona, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e sherrit.



Më të lexuarat