Prapaskena

Boksieri rus hakmerret ndaj ariut që i vrau shokun / Në gjendje të rëndë në spital

Publikuar: 23/10/2021

Një boksier profesionist rus ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital pas përleshjes me një ari, i cili më parë i kishte vrarë shokun.

Boksieri 23-vjeçar, Ilya Medvedev ishte duke peshkuar me mikun e tij, 48-vjeçar Vyacheslav Dudnik, kur u sulmuan nga një ari i murrmë.

Ariu ka sulmuar të parin pikërisht këtë të fundit, para se Medvedev t’i hidhej me thikë në përpjekje për të shpëtuar shokun.

Ai ka arritur që ta godasë ariun 4 herë me thikë, duke i shkaktuar ngordhjen, por nga përleshja mori edhe vetë plagë të rënda.

“Dëgjova britma dhe nxitova drejt tyre. Kur mbërrita pashë 23-vjeçarin që vazhdonte të godiste me thikë ariun dhe më pas u shtri në tokë i gjakosur këmbë e kokë”, thotë dëshmitari Denis Chebotar, personi që ka çuar në spital të riun.

Ngjarja ka ndodhur në lumin Yrtysh në Siberi.



Më të lexuarat