Një lokal pranë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.
Sipas burimeve shkaku i zjarrit mendohet të jetë një bombol gazi.
Fatmirësisht bombola është lokalizuar në kohë nga zjarrfikësit, që bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se zjarri ka shkaktuar panik te qytetarët, por dëmet kanë qenë vetëm materiale. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen.