Prapaskena

Aksident me vdekje në Lushnje, kamioni përplas të moshuarin

Publikuar: 21/10/2021

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Një mjet i tonazhit të rëndë ka përplasur për vdekje një person të moshuar i cili nuk është identifikuar ende.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Zhamë.

Sipas drejtuesit të kamionit, i moshuari po kalonte në autostradë në momentin që e ka goditur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa po ndihmon dhe lëvizjen e automjeteve në autostradë.



Më të lexuarat