Prapaskena

Vrasja e oficerit të Krimeve të Rënda në Lezhë/ SPAK jep urdhër për mega-operacion, bien në pranga 10 persona, priten arrestime të tjera (EMRA)

Publikuar: 20/10/2021

Policia siç duket nuk ka humbur kohë pas shpalljes së drejtuesit të ri. Menjëherë ditën e sotme ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Lezhë me urdhër të SPAK. Mësohet se nga operacioni janë shoqëruar 10 persona.

Ndërkohë mësohen emrat e disave prej personave të arrestuar të cilët janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj.

Personat e arrestuar akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.

Urdhërat e arrestit janë lëshuar me urdhër të Gjykatës së Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa janë planifikuar në total 20 urdhër-arreste, deri më tani janë ekzekutuar vetëm 10. pritet të ketë dhe arrestime të tjera. Në përfundim të operacionit, SPAK, pritet të dalë me deklaratë zyrtare.

Fax News mëson se kemi të bëjmë me shkatërrimin e një grupi të fuqishëm kriminal dhe me influencë në qytetit e Lezhës, që prej vitesh kane qenë të implikuar në prodhimin e trafikun e lëndëve narkotike.



Më të lexuarat