FIER – Shtatë persona janë vënë pranga nga policia në Fier për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, shërbimet e policisë kanë sekuestruar armë dhe municion luftarak dhe kanë shpallur në kërkim poseduesin e tyre.
Policia ka arrestuar shtetasit: Florian Verlaci pasi shpërndante canabis në doza. Arsid Hametaj për mashtrim, Niti Paço për mbajtje pa leje të armëve të ftohta, Lirim Durdaj për dhunë në familje, Geraldo Selfo për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe Elinor Troka dhe Arben Duraj për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Kapen mashtruesi dhe shpërndarësi i kanabisit
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan F. V., 31 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, pasi pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike kanabis. Është ndaluar po ashtu një 27-vjeçar me iniciale A. H., banues në Vlorë, pasi ka mashtruar shtetasen A. C., duke i premtuar se do e ndihmonte për të bërë gjyqin e divorcit me bashkëshortin e saj dhe i ka dhënë dy vendime të Gjykatës së Shkallës Parë Fier të dyshuara të falsifikuara.
Kapet “Rambo” në Lushnje
Në flagrancë është arrestuar N. P., 43 vjeç, banues në Lushnjë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në automjetin e tij iu sekuestrua një shufër metalike me hapje-mbyllje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.
Po nga këto struktura u shpall në kërkim M. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në lagjen “Savër”, Lushnjë, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse.
Gjithashtu, në këtë objekt janë gjetur dhe sekuestruar 42 thasë me fara luledielli, të cilat dyshohen se i ka vjedhur më datën 11.10.2021, në fshatin Gramsh, Lushnjë.
I riu dhunon bashkëjetuesen dhe vajzën
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë L. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Konferenca e Pezës” ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses dhe vajzës së saj të mitur.
Në flagrancë është arrestuar edhe një 19-vjeçar G. S., pasi policia i gjeti në automjet një shkop metalik me hapje(Madalen) në cilësinë e armës së ftohtë.
Kapen kamikazët e rrugëve
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë E. T., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë A. D., 31 vjeç, banues në Peshtan, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “BMË” në gjendje të dehur.