Prapaskena

Maskat terrorizojnë noterin e njohur në Sarandë, i hyjnë në banesë me kallashnikov, e lidhin dhe i marrin 20 mln lekë

Publikuar: 20/10/2021

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur para dy orësh në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ku persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në një apartament të noterit të njohur Th. Kaçi, 63 vjeç.

“BalkanWeb” mëson se maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Ndërkohë që forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Më të lexuarat