Ka nisur operacioni për arrestimin e 9 policëve, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës,
Mes tyre, me vendim të Gjykatës së Tiranës, ka marrë masën pezullim nga detyra një shef komisariati.
Shoqërimet sapo kanë nisur, pasi emrat e tyre dalin në përgjime. Hetimi po kryhej për një dosje tjetër thanë burimet e prokurorisë.
Policët janë të komisariateve të ndryshme sipas hetimit të prokurorisë së Tiranës dhe SHÇBA. Shfaqen në telefona duke bërë pazare për lokalet e mbylljen e tyre gjatë masave anti-Covid.
Detajet mbahen shumë sekret, raporton gazetarja, por midis tyre Gjykata e Tiranë ka shpallur masën e sigurisë pezullim nga detyra për një shef policie që është në detyrë në qarkun e Korçës.