Prapaskena

Adriatik Llalla apelon nga arratia dënimin me 2 vite burg

Publikuar: 19/10/2021

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, vijon betejën me drejtësinë për ti shpëtuar burgut. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës Llalla ka apeluar këtë të hënë vendimin e shkalles së parë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg.

Pezullimi i vendimit kërkohet, pasi sipas mbrojtjes mbyllja e tij në qeli do i sillte pasoja të rënda për shëndetin. Tashmë do jetë apeli i GJKKO-së, ku pas caktimit të një date do vendosë nëse do lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që rrëzoi kërkesën e Llallës, apo do pranoi kërkesën e tij për pezullim dënimi. Kujtojmë që 10 ditë më parë ish kryeprokurori, u shpall në kërkim ndërkombëtar.

SPAK mbylli procedurat dhe dërgoi emrin e tij, në zyrën e Interpolit menjëherë pasi policia dorëzoi raportin për mos gjetjen e tij në banesë apo vende te tjera ku mendohej se ishte.



Më të lexuarat