Prapaskena

Stuhi e shi i furishëm, përmbytet qendra e Beratit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Publikuar: 18/10/2021

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi i furishëm që qendra e qytetit të Beratit të notojë në ujë.

Si pasojë e reshjeve të shiut është mbuluar nga uji vendi i quajtur “Axhensi” në Berat. Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve por edhe të këmbësorëve.

Siç duket,shkak për këtë përmbytje të rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave të larta dhe puseta në aksin kthesa e gjykatës-axhensi. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të pastrimit për të zhbllokuar pusetat në rrugë si dhe normalizimi i reshjeve të shiut, që uji në qendrën e qytetit të tërhiqet pas 30-minutash.

Por edhe pse uji u tërhoq nga rruga dhe u krye zhbllokimi i qendrës së qytetit, ajo që mbeti pas është balta e lluca, që po pastrohet. Bllokimet e rrugëve kryesore në Berat ndodhin shpesh, sidomos në rastet e shiut të pandërprerë e me furi, që nxjerrin jashtë funksionit kullimin e ujërave të larta në pusetat e rrugës, që janë të amortizuara prej vitesh.



Më të lexuarat