Ndërsa rregullat ishin të qarta se automjetet do të qëndronin larg hapësirës së dedikuar dhe kushtuar sportistëve të Maratonës së Tiranës, një makinë luksoze i ka shkelur ato duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.
Në videon e siguruar nga Report TV, duket momenti kur makina qarkullon në pjesën e rrethuar të zonës së përcaktuarës për zhvillimin e aktiviteteve të sotme, ndërsa një polic e ndalon.
Pas diskutimit me drejtuesin e mjetit, policia ka hipur në mjetin luksoz për ta larguar makinën nga zona ku po zhvillohet maratona e Tiranës, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisarit nr.1 për sqarimin e plotë të ngjarjes.