Prapaskena

Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi, shpallet në kërkim ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 60 mijë euro në banesë

Publikuar: 17/10/2021

Historia’ me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi vijonte prej 3 vitesh dhe duket se shkon më larg se drejtoi i drejtorinë e administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika. Ditën e sotme është shpallur në kërkim ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodian Troçi, që u dorëhoq disa ditë më parë, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodian Troçi, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Disa dokumente pronësorë të falsifikuara i janë dërguar atyre edhe nga 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës, për të cilin gjykata vendosi sot ‘arrest me burg’. Po ashtu në burg u la sot edhe Bardhyl Gjika, ndërsa për Kreshnik Minon u caktua masa e arrestit detyrim paraqitje.

Gjatë kontrollit sot në shtëpinë e Troçit, policia gjeti edhe një shumë parash prej 60 mijë eurosh. Troçi ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika.

Pak ditë më parë në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u vodhën dy dosje për pronat në Dhërmi. Por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni.

Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, por duket se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkon më tej se vetëm për një pronë.



Më të lexuarat