Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, është shprehur se nuk do ta nënshkruante kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas saj, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë pa njohjen e Kosovës, por pa një zgjidhjeje të konfliktit mes tyre.
Ajo tha se është në interesin e Serbisë të zgjidhë këtë konflikt të ngrirë, të gjejë një kompromis, si dhe të qëndrojë në rrugën evropiane.
“Jo, si kryeministre nuk do ta firmos Pavarësinë e Kosovës. Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht. Është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë,”– tha Brnabiç.