Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi projektin e ri për Zogun e Zi në kryeqytet. I ftuar në Breaking në Top News, kryebashkiaku tregoi se do ndërtohet një nënkalim.
E pyetur nga gazetarja Sidorela Gjoni se a do ketë mbikalim te Zogu i Zi, Veliaj u shpreh se në fakt bëhet fjalë për një nënkalim, pasi sipas tij bërja e mbikalimeve do të thotë ngritje muresh që ndajnë qytetin.
Ai shtoi se është dhe më komode për qytetarët dhe automjetet që të ketë nënkalime.
“Punohet me nënkalime, do të jetë futja poshtë në tokë dhe do dalin në anën tjetër të sheshit me nënkalim, por të tjerat pjesa e pedonaleve dhe e biçikletave do jetë në rrugë të drejtë, se makinat nuk lodhen të bëjnë lartë e poshtë,” tha Veliaj.