Prapaskena

U hodh nga kati i 3 për t’i shpëtuar flakëve, zbardhet identiteti i gruas që humbi jetën në Astir. Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm

Publikuar: 16/10/2021

Zbardhet identiteti i 62-vjeçares e cila humbi jetën sot në spital, pasi tentoi që t’i shpëtonte flakëve në apartamentin e saj, duke u hedhur nga kati i tretë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati në Astir.

Bëhet fjalë për Hava Osmenajn, ndërkohë që i lënduar është djali i saj, Klodjan Osmenaj, i cili ndodhet në spital. Duke qenë se zjarri ka qenë i madh, gruaja e gjendur në këto kushte, është hedhur nga dritarja e banesës, por s’ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, Bezat raporton për ‘BW’ se djalin e kanë nxjerrë jashtë banorët nga apartamenti e kanë çuar në spital.

Po ashtu bëhet me dije se ka dyshime që 36-vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.



Më të lexuarat