Prapaskena

Rrezikoi jetën nga përmbytjet në Greqi, turistja gjermane: Gjithçka ndodhi shumë shpejt

Publikuar: 16/10/2021

Një turiste gjermane bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël rrezikuan jetën nga përmbytjet në Evia të Greqisë. Ajo ka treguar makthin që përjetoi dhe si arriti të shpëtojë.

“Zjarrfikësi u lidh me një litar dhe hyri në mes të rrymës së ujit. Ne ishim duke qëndruar në një shteg. Dorëzova njërin nga fëmijët dhe sapo ai e kaloi atë në anën tjetër u kthye sërish. Ai mori fëmijën tjetër dhe pastaj u kthye dhe më mori edhe mua”.

Gruaja ndodhej në Greqi bashkë me familjen e saj. Djali dhe bashkëshorti i saj arritën të shpëtonin më shpejt.

“Burri dhe djali im kishin dalë nga lumi që po mbushej nga reshjet e shiut dhe vërtetë janë shumë me fat që nuk e kaluan atë që përjetova unë. Ne ishim të frikësuar. Nuk mund ta besonim se gjithçka ndodhi shumë shpejt”, u shpreh ajo.

Zjarrfikësi grek i cili asistoi në shpëtimin e tyre foli pas operacionit.

“Më duhet të bëja diçka. E vetmja gjë që mendova ishte të bashkoja të gjithë familjen në anën tjetër. Fëmijët qanin nga emocionet. E vetmja gjë për të cilën po mendoja ishte shpëtimi i tyre. Unë thjesht bëra punën time”, u shpreh ai.



Më të lexuarat