Prapaskena

Pamjet dramatike nga Greqia, zjarrfikësit shpëtojnë familjen gjermane që rrezikonin nga përmbytjet

Publikuar: 15/10/2021

Greqia prej disa ditësh po vuan pasojat e motit të keq që ka kapluar zonën e Atikës, por edhe zona të tjera si Evia e Selaniku.

Së fundmi në rrjete është publikuar videoja e shpëtimit të një familje turistësh gjermanë nga ujërat e vrullshëm që hynë në shtëpinë e tyre në Styra, Evia. Në këtë zonë është raportuar edhe për një person të vdekur si pasojë e ujërave që përmbytën vendin.

Në video tregohen përpjekjet e zjarrfikësve për të shpëtuar, familjen me 5 anëtarë që ishte brenda shtëpisë. Një zjarrfikës është lidhur me një litar në mënyrë që të mbrohet kur përpiqet të kalojë në anën tjetër, ndërsa uji i vrullshëm rrjedh në formën e një përroi. Kolegët e tij janë në skajin tjetër të litarit. Pasi lidhet me litarin, zjarrfikësit, arrijnë në skajin tjetër dhe më në fund familja transportohet me sukses në një vend të sigurt.



Më të lexuarat