Fanella e Kombëtares është dashuri, është motiv krenari për shumë lojtarë, në të njëjtën kohë është dhe një mundësi e shkëlqyer për të qenë në vëmendjen e futbollit të madh. Armando Broja është aktivizuar pak në këtë fillim sezoni në Premier League me Southampton, nuk ka qenë preferencë e parë as e trajnerit Edy Reja, por sulmuesi 20-vjeçar ka ditur të shfrytëzojë në maksimum çdo minutë që ka pasur në dispozicion. Me fanellën kuqezi, Broja ka shkëlqyer duke u kthyer në pak kohë në idhullin e tifozëve shqiptarë por imapkti i tij është shumë i madh edhe në radhët e tifozëve të Chelsea, klub që ka në pronësi kartonin e ti, të cilët besojnë shumë tek talenti shqiptar. Me 3 gola dhe një asisit, në katër ndeshjet e fundit, diçka më shumë se 100 minuta në total, Broja ka lënë gjurmë duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.
Pas minutave me Kombëtares, Broja pritet të startojë për herë të parë si titullar edhe në Premier League ku Southampton pret Leeds United. Adams, sulmuesi kryesor i Southampton është dëmtuar dhe pritet që Broja ta nis sfidën nga minuta e parë. Të paktën ky është projeksioni më logjik, gjithashtu një dëshirë edhe e tifozëve, por në të njëjtën situatë ishte edhe përpara sfidës me Poloninë, por në fund Reja vendosi ta hedh në fushë si zëvendësues.