Prapaskena

Oficerja e policisë gjuan me armë ish-të dashurën dhe partnerin e saj të ri

Publikuar: 14/10/2021

Është raportuar se një oficere policie jashtë detyrës i ka bërë pritë ish-të dashurës dhe partnerit e ri.

Yvonne Wu e kapi dyshen në flagrancë në një shtëpi në Bruklin të mërkurën mbrëma para se të hapte zjarr, thanë burimet e policisë për New York Post.

31-vjeçarja ishte duke pritur jashtë shtëpisë kur policia mbërriti dhe u tha atyre mjaft e qetë se kishte qëlluar dikë.

Kur punonjësit urgjencës hynë brenda në shtëpi ata gjetën ish-të dashurën 23-vjeçare të Wu në dyshemenë e dhomës së gjumit me një plagë në gjoksin e saj.

Partneri i ri i ish-të dashurës, Jamie Liang, ishte në dyshemenë e dhomës së ndenjes me të paktën një plagë me armë në gjoks, tha shefi Kemper.

Liang vdiq në Qendrën Mjekësore Maimonides ndërsa ish -i Wu është në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, sipas policisë.

“Ajo ishte aq e qetë. Asnjë emocion, asgjë. Ajo u prangos dhe e futën në makinë, kaq ishte. Ajo nuk luftoi, nuk tha asnjë fjalë”, ishin këto fjalët e një komshije që ishte e pranishme për New York Post.

Shefi i policisë tha se oficerja jashtë detyrës ishte në shtëpi para se të vinin viktimat dhe se nuk ishte e qartë se si ajo hyri në pronë.

New York Daily News raportoi se Wu ishte ulur në shtratin e ish-të dashurës së saj duke pritur që ata të ktheheshin.

Wu dhe ish -i i saj ishin të lidhura për 2 vite dhe para tre javëve ato u ndanë. Ajo jetonte në Staten Island dhe kishte marrë katër medalje për punën e saj, si dhe vlerësime të mira.



Më të lexuarat