Prapaskena

Nuk përmbahet Andi Bushati: Edi Rama na përdhunon!

Publikuar: 14/10/2021

Analisti Andi Bushati e quajti të stisur përplasjen e fortë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në parlament.

Bushati deklaroi në emisionin OPEN, se Basha ka ngelur vetëm në kuadrin e fjalëve, por pyetja që shtrohet është; Si të rrëzohet Edi Rama?

“Më ngjan më shumë si një debat i stisur. Jo se Basha nuk thonte gjëra të vërteta dhe Rama iu përmbahej gënjeshtrave. Ishte i stisur pasi është një film i parë që përfundon me përdhunimin që na bën Edi Rama. E ka kaluar shoqëria shqiptare ciklin e demaskimit të Edi Ramës. Pyetja është si përmbyset Edi Rama? Këtu hyn puna e opozitës. Një opozitë e përçare e ka shumë të vështirë të përballet me regjimin. Basha po mbivendos debatin parlamentar duke shmangur debatin brenda në PD. Fillimisht na duhet një opozitë e unifikuar. Basha i thotë Ramës akuza të vërteta, por ka një hile, pasi këto akuza nuk e çojnë askundi. Nuk është kredibël. Kryetari i opozitës duhet të rrisë legjitimitetin e munguar brenda opozitës”, tha Bushati.



Më të lexuarat