Zv.ministri i Financave, Besart Kadia dhe deputeti i PD, Arbi Agalliu janë përshirë në një debat lidhur me situatën ekonomike në vend.
Në “ABC”, Kadia tha se rritja ekonomike në vendin tonë është 7.2%, dhe sipas tij, kjo shifër është cituar nga raporti i FMN. Po ashtu, zv.ministri tha se në Shqipëri janë ulur dhe kreditë e këqija.
Këto deklarata kanë ngjallur dhe reagimin e deputetit të PD, i cili tha se qeveria nuk ndihmoi bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Agalliu tha gjithashtu se bizneset nuk mund të marrin as kredi pasi nuk mund t’i shlyejnë.
Pjesë nga debati:
Arbi Agalliu: Biznesi i kolegut këtu nuk ka marrë nga qeveria një cent
Besart Kadia: Një shifër. Më vjen keq më thuaj një shifër
Arbi Agalliu: Po të them fakte.
Besart Kadia: Nuk janë fakte por perceptime. Rritja ekonomike sot është 7.2%, e thotë raporti i FMN
Arbi Agalliu: Jeni në terezi ju. Ne nuk marrkemi vesh.
Besart Kadia: Patjetër që nuk merr vesh sepse nuk lexon…Sistemi bankar e njeh mirë besoj. Kreditë e këqija që janë ulur.
Arbi Agalliu: Po do të thuash arsyen. Sepse bizneset nuk shkuan të merrnin as kredi.
Besart Kadia: Kanë rënë kreditë e këqija, çfarë po thua o Arbi.