Prapaskena

E rëndë / Rrëmbeu një vajzë dhe e dërgoi në pyll…Elis Dine tani kërkon të bëhet gjyqtar (historia)

Publikuar: 13/10/2021

Në Shqipëri gjithçka mund të ndodhë. Një student i vitit të tretë në shkollën e Magjistraturës, që aspiron të bëhet gjyqtar i Republikës së Shqipërisë rezulton i arrestuar dhe proceduar për akuzën e “Përndjekjes” dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë”, e shoqëruar me kërcënime për kryerje të marëdhënies seksuale me dhunë.

Në rrethana të paqarta i riu Elis Dine, është bërë pjesë e shkollës së Magjistraturës dhe tashmë ndodhet në fazën e marjes së stutusit të gjyqtarit magjistrat.

Ngjarja është parë nga kalimtarët të cilët kanë telefonuar policinë e Fierit, të cilët janë vënë në lëvizje duke kërkuar për lokalizimin e mjetit që mori me forcë vajzën e re.

Mes dy personave Elis Dine dhe shtetases G.N ka patur një raport intim por më pas vajza ka vendosur t’i japë fund kësaj lidhje.

Ajo ka treguar se ish-i dashuri e ka kërcënuar dhe marë me forcë në makinën e tij, nga Fieri në drejtim të Semanit.

E gjithë kjo situatë është shoqëruar dhe me goditje me grushta brenda në makinë.

Gjatë rrugës, vajza ka tentuar në fshatin Topojan që të hapi derën e makinës dhe të hidhet me qëllim për t’u larguar, por Elis Dine, e ka kapur për flokësh duke e mbajtur me forcë.

Teksa të dy ishin duke ecur  rreth 30 metra larg banesës, vajza dhe Elis Dine kanë parë se pas tyre po vinte një makinë policie, e  cila i ishte vënë në ndjekje mjetit që qytetarët raportuan në Fier se ishte rrëmbyer një vajzë.

Policia ka bërë arrestimin Elis Dines, duke e akuzuar për “Përndjekje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”.

Në 29 prill 2013, prokurori Enklid Gjini kërkoi në gjykatë masën detyrim paraqitje ndaj Elis Dines, kërkesë e cila u miratua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila urdhëroi lirimin e të riut edhe pse e cilësoi arrestimin të ligjshëm.

Tre muaj nga ky vendim, prokurori Enklid Gjini vendosi të pushojë hetimet për këtë ngjarje, duke shfuqizuar akuzat ndaj Elis Dines.



Më të lexuarat