Tom Cruise u shfaq ndryshe teksa ndiqte nga stoli ndeshjen e dytë të “The National League Division Series në San Francisco”.
Ai ishte krah të djalit, Connor Cruise dhe të dy e shijuan ndeshjen, teksa i fotografonin. Por imazhet janë kthyer shumë shpejt në virale dhe Twitter po shpërthen nga komentet për pamjen e aktorit.
Ylli i filmave aksion duket krejt i enjtur dhe i fryrë në fytyrë ndërkohë të gjithë dyshojnë se aktori ka bërë filler për efektin tek mollëzat dhe gjithë fytyra.