Prapaskena

Shkarkimi i Flamur Nokës, reagon Tritan Shehu: Ndëshkim nul, nuk po rrëzojmë Ramën por veten tonë

Publikuar: 12/10/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkarkoi të hënën në mbrëmje deputetin Flamur Noka nga posti i nënkryetarit te Komisionit Sigurisë. Për qëndrimet kundër lidershipit, deputeti demokrat është paralajmëruar edhe për përjashtim nga grupi parlamentar.

Pas këtij veprimi ka reaguar edhe deputeti Tritan Shehu i cili është një nga deputetët që është shprehur kundër Bashës. Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu e quan këtë veprim të Bashës nul dhe e shikon si një veprim që e dobëson akoma më tej Partinë Demokratike.

“Në vend që të rrëzojmë Ramën po “rrëzojmë” veten tone”- shprehet ndër të tjera Shehu.

Postimi i plotë i Shehut:

Vazhdon cikli i ndeshkimeve te nates nga Z.Basha!
Po lexoj ne media se Z.Noka qenka shkarkuar pak me pare nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit te sigurise, dhe per me shume eshte paralajmeruar per perjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thene dicka!!
Sikur Noka te ishte Zhukovi i BS, qe u shkarkua ne ajer nga frika se mos nxirte tanket ne Moske ne mengjez!
I dyti „ndeshkim“ ky, pa asnje vendim kolegjial, pa u pyetur asnje forum, as Grupi vete, i marre nga Z.Basha ne oret e vona!
Fill mbas atij per Z.Berisha.
Te dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracise!
Pra realisht te pa vlefeshme, nul!
Ngjarje keto krejtesisht te gabuara per nje Parti Demokratike!
Ngjarje keto, qe ne fakt jane krejt ne kundershtim edhe me ate qe ne duhet te bejme e te realizojme.
Ne vend qe te rrezojme Ramen po “rrezojme” veten tone.
Nje element me shume ky, qe tregon sa i domosdoshem eshte Kuvendi i yne Kombetar, per te diskutuar e debatuar se bashku, per te dale nga kjo spirale kaq e rrezikeshme ndeshkimesh e perjashtimesh, qe po u la keshtu asnje nuk mund te parashikoje deri ku do shkoje e si do te perfundoje.
Nje gje mund ta parashikojme, faktin se kjo metodike, keto “masa” nuk ndjellin asgje te mire per PD; demokratet, demokracine shqiptare.
Prandaj sa me shpejt te shkojme ne Kongresin tone!



Më të lexuarat