Prapaskena

Luan Baçi kundër Bashës: Pas Berishës e Nokës kush e ka radhën? Presionet për mbyllje goje s’janë në të mirë të PD

Publikuar: 12/10/2021

Kreu i PD, Lulzim Basha përjashtoi dje deputetin demokrat Flamur Noka nga Komisioni i Sigurisë.

Kundër Lulzim Bashës ka dalë edhe deputeti i Fierit, Luan Baçi i cili thotë se kjo nuk është PD-ja e ndërsa ngre pyetjen, pas Berishës dhe Bashës, radha e kujt do të jetë.

“Kush e ka radhën?Unë…? Ju…..? Ai……? Kush….? Partia Demokratike është parti e fjalës së lirë, e votës së lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë! Partia Demokratike nuk është prone e askujt, ajo është e dhjetra mijra anëtarëve dhe qindra mijëra votuesve dhe simpatizantëve të saj! Për këdo, që nga anëtari më i thjesht dhe deri në majën e piramidës, janë forumet ato që vendosin, është vota e tyre dhe askush tjetër! Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrësesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mire të Partisë Demokratike!Ne duhet dhe do të vazhdojme të gjithë bashkë, armiku jone i vetëm dhe i gjithë Shqiptarëve është Edi Rama dhe rilindja e tij, pavarësisht diferencave që kemi me njeri-tjerin në gjykim dhe opinioneve që ndajmë”, shkruan Baçi.

Kujtojmë se kjo përccarje në Partinë Demokratike ka ardhur pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha nga PD.
Kryedemokrati Basha perjashtoi Berishën pasi ky i fundit u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Më të lexuarat