Prapaskena

Parashikimi i motit: Paradite shi, pasdite del dielli, “troket” i ftohti, sa do të ulen temperaturat

Publikuar: 12/10/2021

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të karakterizohet nga vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje te pakta dhe të izoluara shiu në veri dhe qendër, por në zonat jugore nuk përjashtohet rrebeshet afatshkutra.

Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që të ketë intervale të shpeshta me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verior duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare të cilat më te dukshme do të jenë në zonën perëndimore të Kosovës. Por pasditja shton vranësirat duke gjeneruar reshje te dendura shiu si fillim në perëndim të vendit dhe gradualisht ne te gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV në pjesën e parë të ditës do të jetë me vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje në të gjithë MV, në ndonjë zonë të vecante reshjet do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi dobësim të sistemit të vranësirave duke sjelle vetem reshje te pakta dhe te izoluara.

Rajoni dhe Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në Brigjet e Egjeut vendet e Europës Juglindore dhe Lindore do të paraqiten me vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë shira me intesitet mesatar dhe intensiv shoqëruar me stuhi ere. Gjithashtu me mot të vranët dhe reshje shiu. Paraqitet pjesërisht Qendra e kontinentit. Ndërsa Europa Veriore dhe Gadishulli Iberik vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët.



Më të lexuarat