Prapaskena

Sherri me armë afër derës së shkollës “Çajupi”, pjesë e konfliktit dhe një polic ushtarak

Publikuar: 11/10/2021

Dy mësues që japin mësim në shkollën “Andon Zako Çajupi” janë përfshirë në një konflikt banal mes tyre në oborrin e shkollës, dhe më pas konflikti ka vijuar në një nga lokalet në afërsi të shkollës mëngjesin e sotëm.

Sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta dhe me armë zjarri.

Ende nuk dihet nëse këta mësues janë të shkollës Çajupi apo “Sami Frashëri” pasi në këtë godinë marrin mësimin edhe nxënësit e Samiut deri në rikonstruksionin e godinës.

Dyshohet se pjesë e konfliktit ka qenë dhe një polic ushtarak, i afërm i njërit prej mësuesve.

Policia ka administruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje.

Policia në njoftimin e saj zyrtar nuk thotë se dy personat – që janë përfshirë në sherr dhe që më pas në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe familjarë të tyre – janë mësues.

Policia ka sekuestruar një pistoletë, kapele dhe maska, si dhe është marrë dëshmia e njërit prej pronarëve të lokaleve aty afër.



Më të lexuarat