Prapaskena

I erdhi në ndihmë mësuesit, kush është ushtaraku që u përfshi në sherrin pranë shkollës “Çajupi”

Publikuar: 11/10/2021

Një polic ushtarak mësohet se ka marrë pjesë në ngjarjen e sotme pranë gjimnazit “A.Z Çajupi” në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se njëri nga mësuesit ka njoftuar ushtarakun Çim Qefalia, i cili mësohet të jetë i afërmi i një prej mësuesve që u përfshinë në sherr ku u përdorën mjete të forta dhe u qëllua në ajër me armë zjarri.

Çim Qefalia, është shoqëruar në komisariat për verifikime së bashku me një person tjetër, ndërsa policia po shqyrton pamjet dhe dëshmitë për zbardhjen e ngjarjes.

Mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë dhe për këtë grupi i hetimit po verifikon secilin person nëse ka ndërhyrë për të ndarë sherrin apo ka qenë pjesë e tij.



Më të lexuarat