Prapaskena

Gledis Nano mbledh drejtuesit e policisë së qarqeve, priten ndryshime në Policinë e Shtetit

Publikuar: 11/10/2021

Drejtues të Policisë në Qarqe janë thirrur paraditen e sotme në një takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili mori detyrën pak ditë më parë.

Nga raportimet mësohet se Kryepolici Nano u ka prezantuar objektivat dhe prioritetet e tij në drejtim të organizatës së Policisë së Shtetit si dhe ka marrë opinione nga vartësit.

Pritet që Policia e Shtetit të reformohet, sikundër ka deklaruar javë më parë Kryeministri Edi Rama apo ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Nga raportimet mësohet se ndryshimet pritet të nisin në nivelin e shefave të Komisariateve dhe Drejtorëve të Qarqeve, veçanërisht në zonat më problematike në aspektin e rendit dhe sigurisë. Gjithsesi zyrtarisht ende nuk dihet se kur mund të nisin ndryshimet dhe sa mund të zgjasin ato.

Pasditen e kësaj të premteje, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka ftuar në një takim jo formal në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, gazetarët. Do të jetë një bashkëbisedim jo publik me qëllim forcimin e bashkëpunimit në vijim.



Më të lexuarat